Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas ujit, operator kombëtar të trajtimit të mbetjeve, Rama: Mos kemi më situata qesharake apo katastrofike

schedule12:17 - 3 Shtator, 2025

schedule 12:17 - 3 Shtator, 2025

Rama: Do krijojmë operatorin kombëtar të trajtimit të mbetjeve. Bashkitë do t’i mbledhin dhe Operatori Kombëtar do t’i trajtojë që mos të kemi më situata qesharake apo katastrofike, për shkak të mungesës së kapacitetit në menaxhim.

Sic jam përpjekur ta them, do mundohemi të bëjmë më të mirë edhe në aspektin tërësor të natyrës, mjedisit dhe rritjes së përmasës së gjelbër edhe në territoret e banuara, jo vetëm të zonave të mbrojtura dhe territoreve të pabanuara.

Kur bëhet një investim për furnizimin me ujë, për rritjen e kapaciteteve prodhuese, ai investim është në të mirën edhe të atyre që bëjnë fjalë. Sot që flasim, po ndërtohet ujësjellësi i Tragjasit, atje s’kishte ujë dhe bërtisnin për burimin, thua se vajti një kucedër t’ju thante burimin ku e pinin ujin nga burimi.

Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë që në këtë proces të furnizimit me ujë, të trajtimit të mbetjeve, të rritjes së përmasës së gjelbër, kjo është ana e mirë, ka edhe një anë të errët që ka të bëjë me ata që i bëhen pengesë këtyre proceseve, duke vjedhur ujin duke hedhur plehra në rrugë. E bëjnë shqipot këtë, jo turistët e huaj, e bëjnë shqipot e Shqipërisë, të Kosovës apo Maqedonisë së Veriut.

Edhe ndalojnë për selfie, ‘Sa e mirë që je o Shqipëria ime, edhe plehrat aty. Këto janë situata që kanë nevojë për solidaritet dhe masa drastike nga ana e qeverisë por edhe për sensibilizim dhe rritje të kontributit të njerëzve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!