Pas Twitter, shërbimi i verifikimit do të ofrohet me pagesë në Facebook dhe Instagram

schedule18:54 - 19 Shkurt, 2023

schedule 18:54 - 19 Shkurt, 2023

Meta njoftoi sot, se po përgatitet t’u ofrojë përdoruesve të Facebook dhe Instagram shërbimin “Meta Verified”, me një abonim mujor .

Ky shërbim do t’i lejojë përdoruesit të verifikojnë llogaritë e tyre dhe të marrin një distinktiv blu, ashtu si bën Twitter.

Paketa e abonimit në Instagram dhe Facebook, e cila do të dalë javën e ardhshme, përfshin gjithashtu mbrojtje shtesë kundër mashtrimit dhe do të fillojë me 11,99 dollarë deri në 14.99 dollarë, abonimi mund të kryhet nëpërmjet aplikacioneve.

Shërbimi “Meta Verified” do të nisë në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë, dhe më pas do të vijojë në vendet e tjera me vendet e tjera.

Duket se me këtë lëvizje Meta po ndjek hapat e Twitter, i cili muajin e kaluar njoftoi se shërbimi i tij i ngjashëm, i quajtur Twitter Blue, do të kushtojë 11 dollarë në muaj.

Aplikacione të tjera të rrjeteve sociale, të tilla si Snapchat i Snap Inc dhe aplikacioni i mesazheve Telegram, lansuan shërbimet e abonimit me pagesë vitin e kaluar si një burim i ri të ardhurash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!