OceanGate ka njoftuar se po pezullon të gjitha operacionet e eksplorimit dhe komerciale pas vdekjes së pesë turistëve muajin e kaluar, mes tyre dhe CEO i kompanisë.
“OceanGate ka pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercialit”, thuhet në krye të faqes zyrtare të kompanisë.
Javën e kaluar, faqja e internetit e OceanGate përfshinte ende faqe që reklamonin udhëtime drejt Titanikut – javë pasi pesë persona, përfshirë CEO të kompanisë, u vranë në një nga eksplorimet.
Një faqe e titulluar ‘Titan Expedition – Explore the Titanic’ ishte ende e disponueshme në internet, e cila ofronte një mundësi për të parë rrënojat e anijes legjendare të mbytur “Titanik”. /abcnews.al