Jeffree Star ka mohuar sërish thashethemet se është bërë shkak i ndarjes së Kim Kardashian dhe Kanye ëest. Make-up artisti u vu në qendër të vëmendjes javës që shkoi, pas shpërthimit të lajmit se dyshja e famshme e Hollyëood-it po ndahet.
Ai është shprehur se reperë të shumtë e kanë “bombarduar” me mesazhe private në Instagram, pas përhapjes së lajmit.“Unë sigurisht që nuk po fle me Kanye-n, por sasia e reperëve në inbox-in tim është uau! Koha për të bërë një këngë hit në shtrat.”, shkroi Star.
Star
Star reagoi dhe më parë duke i cilësuar këto thashetheme si qesharake. Kujtojmë që Kim dhe Kanye u martuan në Firence në maj të 2014-ës dhe kanë katër fëmijë. Divorci vjen pas një viti të vështirë për ta pas kandidimit të reperit për president dhe pas “sekreteve” familjare që zbuloi gjatë fushatës presidenciale. /abcnews.al/