Pas tetë vitesh bashkëjetesë, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin

schedule13:48 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:48 - 12 Tetor, 2020

Këngëtarja Rozana Radi, ka disa kohë që nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore, por i është përkushtuar botës së televizionit.

Megjithatë, së fundmi ajo ka zbuluar disa të reja nga jetën private duke treguar më shumë për partnerin e saj.

E pyetur nga moderator Ardit Gjebrea, Rozana tregoi se i dashuri i saj quhet Shpëtim dhe se janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin që prej tetë vitesh.

Ndër të tjera, Radi foli edhe për raportin e tyre momentalisht dhe se çfarë i mban bashkë ata dy.

“Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij”, tha ajo me humor. “Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë por që dua më shumë”.

Sa i përket projekteve të reja, “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” mban titullin kënga e fundit e lancuar nga Rozana. Me këtë bëri projekt, ajo mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!