Pas tërheqjes së trupave nga Afganistani, a po kthehet “Ukraina” në gabimin e radhës të Biden

schedule18:09 - 26 Qershor, 2022

schedule 18:09 - 26 Qershor, 2022

Nga William Moloney, The Hill

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Braktisja e shpejtë dhe kaotike e Amerikës nga  Afganistani, pa konsultimin dhe mbështetjen e duhur nga aleatët, më pak se një vit më parë ishte një tronditje e madhe për aleancën e NATO-s, duke ngritur dyshime të rënda për gjykimin, stabilitetin dhe besueshmërinë e SHBA-së si lider i botës së lirë.

Tani, në ndryshimin e shpejtë të peizazhit të luftës së Ukrainës, ne po shohim shenja ogurzezë se SHBA mund të jetë duke e udhëhequr NATO-n në drejtim të një poshtërimi strategjik edhe më të keq,  që mund të rezultojë në një rikonfigurim dramatik të strukturës gjeopolitike të botës.

New York Times raportoi së fundmi për një vizitë të 16 qershorit në Kiev nga krerët e katër vendeve të NATO-s – Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë,  gjatë së cilës ata i dhanë një mesazh të dyfishtë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në aspektin publik, liderët perëndimorë demonstruan mbështetjen e tyre kundër agresionit rus duke i ofruar Ukrainës një rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, por ata “nuk i premtuan vendit armë shtesë të rënda në shkallën që munnd të zmbrapsë forcat ruse në lindje.”

Udhëheqësit europianë iu përmbajtën me kujdes politikës së administratës Biden duke këmbëngulur se “ata nuk po i bënin presion  Zelenskyt që të pranonte një marrëveshje paqeje me Moskën”, sipas Times.

Por, siç reflektohet në zhgënjimin e dukshëm të ukrainasve, liderët kryesorë të BE-së po sinjalizonin qartë kufijtë e mbështetjes së tyre.

Ky qëndrim i ri europian e vendos tani administratën e Biden në një dileme ndoshta të pazgjidhshme, siç raportoi David Goldman në një artikull të fundit të Asia Times. Kina është larguar nga neutraliteti i saj i hershëm publik në lidhje me luftën duke riafirmuar partneritetin e saj me Rusinë dhe duke bërë thirrje në mënyrë efektive për një paqe, siç kanë bërë të tjerët, duke përfshirë, me sa duket, aleatët tanë europianë, raporton abcnews.al.

Presioni po rritet mbi Presidentin Biden, i cili deri më tani nuk ka kundërshtuar asnjë kërkesë të Ukrainës për rivendosjen e plotë të kufijve të saj të para vitit 2014.

Një shpat i rrëshqitshëm i mbushur me një sërë zgjedhjesh të këqija e pret tani administratën Biden.

Një kompromis mes të dyja vendeve, të cilën shumica e botës me sa duket e dëshiron për arsye të ndryshme personale, në mënyrë të pashmangshme do të fillonte me negociatat. Nëse Rusia nuk lejohet të vazhdojë luftën gjatë negociatave, do të kërkohet një armëpushim dhe historikisht, këto përfshijnë konfliktet e ndarjes ekzistuese territoriale.

Siç kemi mësuar nga Koreja, Lindja e Mesme dhe marrëveshje të tjera të tilla, këto linja të përkohshme të demarkacionit shpesh evoluojnë në kufij de facto të përhershëm.  Rusia ka marrë në kontroll territore të shumta, kështu që një rezultat i tillë do të ishte katastrofik për Ukrainën dhe poshtërues për Shtetet e Bashkuara, raporton abcnews.al.

Megjithatë, meqenëse liderët europianë dhe SHBA deri më tani kanë refuzuar të furnizojnë me armë moderne që Ukraina ka thënë se ka nevojë për të mbijetuar. Në fillim të këtij konflikti tragjik, një kombinim i gafave të trupave ruse dhe rezistencës heroike nga ushtarët ukrainas promovuan mençurinë konvencionale që presidenti rus Vladimir Putin e kishte keqllogaritur  dhe në mënyrë të pashmangshme do të ishte humbësi i madh.

Perëndimi është i kënaqur me këtë rezultat të luftës deri më tani. Tani, të përballur me realitetin e një recesioni botëror të afërt dhe një krize strategjike spirale, agjenda për Presidentin Biden dhe aleatët tanë të NATO-s ka kaluar nga pritshmëritë e fitores ushtarake në shpresat për mbijetesë politike.

Pasojat e këtij transformimi të rëndësishëm do të lulëzojnë për gjatë viteve në vijim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!