Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të martë ka pasur një ditë të ngarkuar me takime me përfaqësues ndërkombëtarë.
Kryedemokrati pas takimit me kryetarin e PE-së David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Euuropian, këtë pasdite ai ka pritur në takim ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Informacionet bëjnë me dije se diplomatja është pritur në hyrje të selisë nga vet Basha, ndërsa ky është takimi i parë prezantues mes tyre, dhe pritet që pjesë e këtij takimi të jetë situata politike në Shqipëri./abcnews.al