Pas takimit me Kurtin, Rama niset drejt LDK-së, pritet nga Krasniqi

schedule11:34 - 27 Shtator, 2021

schedule 11:34 - 27 Shtator, 2021

Pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe konferencë për media, kryeministri Edi Rama është drejtuar për në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës. Rama është pritur nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi është kreu i parë i partive opozitare që takohet me Ramën, në vizitën zyrtare të këtij të fundit në Kosovës pa marrjes së detyrës, në mandatin e tretë qeverisës.

Pas Memli Krasniqit, Rama do të zhvillojë takim edhe me krerët e tjerë të partive të opozitës.  Kryeministri shoqërohet gjithashtu edhe nga disa ministra të kabinetit qeveritar. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!