Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të premte është takuar me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amrikës Richard Grenell, ku thekson se për taksën 100 për qind për mallrat serbe të vënë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiç në fjalën e tij ka theksuar se në lidhje me çështjen e pavarsisë së Kosovës kanë një qëndrim të përbashkët shtetëror dhe nuk duan që ajo të ketë shumë njohje.
“Për mua nuk është njëjtë, pasi që taksa është vënë pa kurrfarë arsye. I kam përsëritur edhe Grenellit që ne kemi pasur një propozim që do të ishte fer, të bëjmë një pauzë e në këmbim të kësaj Prishtina të heq taksën, kurse ne të ndalim fushatën për çnjohjet e Kosovës. I kam thënë edhe sot, nëse një gjë e tillë ul tensionet në rajon, mund të bisedojmë për këtë. Por nuk mund ta bëjmë atë nëse pas një jave në Prishtinë na thonë se duam të jem pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare e ndoshta apo ndonjë tjetre, pasi ne duhet ta kryejmë punën tonë”, ka shtuar Vuçiç.
Nga ana tjetër Presidenti serb tha se nëse do të krahasoheshin taksat me tërheqjen e njohjeve, do të nënkuptonte që Serbia është fajtore për taksën e vënë nga autoritetet kosovare, duke pretenduar se Serbia nuk është fajtore për asgjë./abcnews.al