Pas takimit me Erdogan, Rama publikon foto me presidentin e Azerbajxhanit: Folëm për rafinerinë e Ballshit

schedule16:31 - 14 Shtator, 2020

schedule 16:31 - 14 Shtator, 2020

Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev.

Përmes në postimi në rrjetin e tij social Rama shkruan se me presidentin e Azerbajxhanit është diskutuar cështja e rafinerisë së Ballshit për ti dhënë një zgjidhje afatgjate problemit që vazhdon prej vitesh.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)”, shkruan kryeministri duke ndarë edhe një foto ku përveç tij dhe presidentit Aljev, shihet edhe ministrja Balluku.

N.D./abcnews.al