Reperi i njohur, Kanye West ka hanitur ndjekësit me veprimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale. Ai vendosi foto profili në Instagram ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner. Një tjetër sulm ndaj saj? Jo, me sa duket një shenjë paqeje, një demonstrim dashurie dhe respekti ndaj nënës së ish gruas së tij, Kim.
Këtë e shpjegon vetë reperi nëpërmjet një postimi ku shpjegon se gjesti i tij synon të ndryshojë “narrativën” e marrëdhënies së tyre. “E postova Kris me mendime paqësore dhe rrespekti. Le ta ndryshojmë historinë”, shkroi reperi, i cili ka pasur probleme me të në të kaluarën.
Në fillim të këtij muaji, Kanye tha se ndjente se Jenner kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner të pozonin për Playboy. Ai postoi një imazh të bashkëpunëtores së Kylie, Victoria Villarroel, duke thënë: “Mos lejoni që Kris t’ju bëjë të bëni Playboy siç bëri ajo me Kylie dhe Kim.
/abcnews.al