Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas sulmeve me raketa ruse, Lviv përballet me ndërprerje të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë

schedule12:07 - 11 Tetor, 2022

schedule 12:07 - 11 Tetor, 2022

Lviv, qyteti në perëndim të Ukrainës po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, pas sulmeve ruse mëngjesin e sotëm. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovyi, i cili tha se 30% e qytetit nuk ka energji elektrike, shkruan skynews.

Ai raportoi  gjithashtu për  ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjet Sykhiv dhe Frankiv të qytetit. Dëshmitarët thanë se dëgjuan tre shpërthime në Lviv pak pas orës 12:00 me orën lokale.

Qyteti kishte raportuar për ndërprerje dhe probleme të furnizimit me ujë pas sulmeve me raketa ruse të hënën.

Forcat ruse kanë bombarduar edhe Zaporizhzhia të martën, ku të paktën një person ka vdekur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!