Pas suksesit të “MozzArt”, Mozzik paralajmëron “bombën” e radhës

schedule08:43 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:43 - 12 Nëntor, 2020

Mozzik ka arritur të bëhet një ndër emrat më të përfolur të showbizzit, jo vetëm për jetën personale por gjithashtu për suksesin në industrinë muzikore. Ashtu siç kishte premtuar, ky vit ka qenë plotësisht i reperit, pasi dueti me Kidën dhe publikimi i albumit “Mozzart” e renditën atë në listën e artistëve më të dëgjuar.

Por ndërsa po shijon suksesin e albumit që solli në verë, Mozziku paralajmëroi një tjetër surprizë për fansat. Ai ka zbuluar se albumi i ri është gati dhe do të publikohet së shpejti. Sipas tij, projekti i ri do të jetë një fryt i mundit të madh, dhimbjes, emocionit dhe sakrificës, por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth tij se si do të titullohet albumi.

 

View this post on Instagram

 

ALBUM SOON ✔️ 100% ??? #OnlyHits #2EUROGANG @rzonmusic tell em bruh ⭐️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Ndërkohë së fundmi, reperi ka treguar se këngët e albumit janë plotësisht gati dhe ka paralajmëruar fansat se të gjitha do të jenë hit.  “Kukuku çfarë albumi kemi bo”, ka shkruar Mozzik krahas postimit. Detaje të tjera sesi do të titullohet albumi apo nëse do të ketë bashkëpunime nuk dihet, ndërsa ka mbetur vetëm të presim për një datë kur do të publikohet. /abcnews.al