Reperja e njohur shqiptare, Tayna po shijon suksesin e projektit më të fundit, të titulluar “Bass”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, saqë ende pa kaluar as 24 orë, arriti të gjeneronte në Youtube më shumë se 1 milion klikime.
Pas suksesit të padiskutueshëm, duket se ylli i hitit “Bye Bye” ka gjetur kohë për t’u relaksuar. Reperja ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto, ku duket tejet joshëse në bikini. “Bad chick, hala po flasin…”, ka shkruar reperja krahas fotos që ka marrë mijëra komente, ku nuk kanë munguar komplimentet nga fansat.
Tayna u bë e njohur me “Columbiana”, një bashkëpunim me Don Phenom që e solli fuqishëm reperen në tregun muzikor shqiptar. Prej më shumë se dy vitesh, Tayna numëron një sërë këngësh, që janë kthyer menjëherë në hite.
Tashmë ajo synon tregun ndërkombëtar, dhe duket se për të arritur këtë qëllim është më afër se kurrë, pask reperja pak ditë më parë njoftoi nënshkrimin e një kontrate me gjigandin diskografik, Sony Music. /abcnews.al/