Pas Suedisë, Danimarka miraton një paketë ndihmë ushtarake me vlerë rreth 250 milionë dollarë për Ukrainën

schedule12:52 - 22 Shkurt, 2024

schedule 12:52 - 22 Shkurt, 2024

Danimarka ka miratuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.7 miliardë korona (247.40 milionë dollarë).

Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja Mette Frederiksen.

“Koha nuk e ndihmon Ukrainën, vetëm veprimi vlen në fushën e betejës. Lufta e Ukrainës për liri është lufta jonë”, tha ajo.

Rikujtojmë se Suedia miratoi të martën ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej rreth 633 milionë euro.

Ky do të jetë paketa e 15-të e ndihmës së Suedisë për Ukrainën dhe paketa më e madhe e Stokholmit deri më sot. Shuma totale e ndihmës që qeveria suedeze i ka dhënë Kievit që nga fillimi i pushtimit rus tani është rreth 2.6 miliardë euro.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!