Pas spekulimeve për fejesë, çifti i njohur bën blerjen prej 12.5 milion dollarësh

schedule20:24 - 27 Janar, 2021

schedule 20:24 - 27 Janar, 2021

Dakota Johnson dhe Chris Martin kanë lëvizur zyrtarisht së bashku, në një vendbanim luksoz prej 12.5 milion dollarësh në Malibu. Mediat e huaja shkruajnë se shtëpia ishte blerë disa muaj më parë, më 22 Tetor. Rezidenca me gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banjo shtrihet në një sipërfaqe prej 5.338 metra katrorë.

Gjithashtu përmban një shtëpi mysafirësh dykatëshe me një dhomë lojërash, një pishinë dhe një zonë Barbecue në natyrë. Ylli i “Fifty Shades of Grey” dhe këngëtari i Coldplay nuk do të shqetësohen për sigurinë. Prona është plotësisht e mbyllur dhe ka masa të gjera të sigurisë.

Chris Martin and Dakota Johnson Had a Rare Public Date | InStyle

Kjo blerja vjen në një kohë kur çifti i famshëm përflitet prej muajsh se janë fejuar. Aktorja është fotografuar pak ditë më parë me një unazë smeraldi në dorën e majtë. 43 vjeçari dhe Johnson janë në lidhje që nga tetori i vitit 2017. Ata u ndanë për pak kohë në qershor 2019, për t’u ribashkuar më pas në gusht të vitit të kaluar. /abcnews.al

Ekskluzive: Chris Martin & Dakota Johnson blejnë shtëpi 12.5 milion dollarë në Malibu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!