Ndonëse një periudhë e vështira, kjo nuk e ka ndalur Capital T të prodhojë hite. Përpos suksesit të Skulpture, reperi solli dhe disa projekte të tjera që rezultuan gjithashtu mjaft të pëlqyera.
Projektet e fundit mbajnë titullin “Fjalt e nanës”, një dedikim ndaj së shtrenjtës së tij publikuar një muaj më parë ndërsa dy ditë më parë solli remixin “S’kthehna”. Megjithatë, duket se për 2020-ën Capitali paska rezervuar një tjetër këngë.

Këtë ka lënë të kuptohet gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory. Ndërkohë, ai gjithashtu ka konfirmuar dhe spekulimet që kanë qarkulluar se po përgatitet për të sjellë albumin e radhës. “Kapo a ka një album gati për 2021”, ka pyetur një ndjekës. “101 përqind” ia ka kthyer reperi. /abcnews.al


