Rita Ora ka parë një rënie të madhe të ndjekësve në javët e fundit, pasi u zbulua se kishte organizuar një festë në restorantin Casa Cruz pavarësisht se Anglia ishte në bllokim të rreptë. Kjo vjen në një kohë kur këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila ka rreth 16 milionë ndjekës në Instagram, u cilësua si “egoiste” nga policia pas seancës ku u zbulua se si përfaqësuesit e saj i ofruan menaxherit të lokalit 5 mijë paund për organizimin e paligjshëm.
Që nga maji, ndjekësit e Rita-s kanë qenë në rënie të qëndrueshme dhe që nga e premtja, ajo ka rreth 16,024,000 fansa që ndjekin postimet e saj në Instagram. Scottie Bhattarai, një ish-menaxher në Casa Cruz, i cili që nga ajo kohë është pushuar nga restoranti pohoi në seancën dëgjimore se përfaqësuesit e Ritës u kishin ofruar atyre 5000 £ për të ‘lehtësuar ngjarjen’.

Mediat e huaja shkruajnë se Bhattarai është shprehur se vetëm 7 persona pritej të mbërrinin por në fakt u paraqitën 20. Pas skandalit, artistja shqiptare pagoi një gjobë prej 10 mijë paundësh, ndërsa kërkoi dhe falje publike duke thënë se ishte diçka e momentit dhe se ka qenë gabim duke patur parasysh situatën e rëndë nga Covid-19. /abcnews.al


