Pas skandalit me modelen Nitaj, britaniku i vihet Arta Elezajt: E njëjta kategori, si i bën lekët

schedule17:02 - 16 Korrik, 2022

schedule 17:02 - 16 Korrik, 2022

Nuk ndalet “YouTube-ri” britanik Teddy Grey! Ai duket se u është vënë keq, vajzave të showbizit shqiptar. Pasi publikoi disa foto nudo të models Arta Nitaj duke thënë se kjo e fundit kërkon 5 mijë euro për një natë, britaniku Teddy Grey, ka hedhur akuza ndaj modeles Arta Elezaj.

Ai ka publikuar sot foton e Elezajt me një mashkull misterioz teksa shkruan: “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”.

Megjithatë duket se Grey është ndalur me aq kur bëhet fjalë për Arta Elezajn, ndryshe nga sa bëri me Arta Nitajn të cilës u nxori mesazhet e shkëmbyera me një shqiptar i cili ankohej se kishte paguar shumë shtrenjtë (5 mijë euro) për një natë me modelen e njohur nga Kosova.

Arta Nitaj ka vendosur tu përgjigjet këtyre skandaleve me një story.

“Niveli i moskokçarjes që kam arritur është i rrezikshëm”, shkruhet në postim, të cilin modelja e ka shoqëruar me fjalët: “Mirëmëngjesi”, dhe një emoji duke buzëqeshur.

YouTube-ri britanik postoi fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj ndërsa më pas edhe një foto nudo të saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!