Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të deklaratave që ky i fundit bëri pak ditë më parë. Gjatë fushatës presidenciale, reperi rrëfeu se ai dhe Kim kishin menduar abortimin e vajzës North, që tashmë është 7-vjeç. Ndërkohë që më pas, përmes një serie postimesh në Twitter, Kanye shkroi se ajo ishte përpjekur për ta mbyllur në spital dhe se kishte tentuar të divorcohej me të.
Pak orë më vonë këto postime u shoqëruan me një ndjesë publike drejtuar Kardashian. Reperi shkroi se ishte penduar “që bëri publike diçka që ishte private.”, ndërsa pranoi se e ka lënduar yllin televiziv me deklaratat e tij. Mediat e huaja raportuan se pas këtyre ditëve, dyshja u takua në Wyoming, ku ai qëndronte prej javësh.
Një burim tha: “Ajo vendosi të fluturonte drejt Cody për t’i folur personalisht. Ajo nuk dëshiron të injorohet më.” Ndërkaq, një tjetër burim për revistën “People” tha se ylli i ‘Keeping Up with the Kardashians’ po përpiqet t’i mbajë katër fëmijët e tyre sa më shumë të jetë u mundur larg kësaj situate.
“Ajo po i mbron fëmijët. E gjithë familja e saj këtë po bën. Ata janë përreth fëmijëve dhe po i izolojnë nga të gjitha këto. Dhe të gjithë të tjerët kanë vendosur të krijojnë një atmosferë normaliteti rreth tyre. Ata nuk ka nevojë të shohin një situatë të tillë publike “, tha burimi për “People”. /abcnews.al/