Pas shumë vitesh lidhje, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë

schedule07:52 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 07:52 - 7 Dhjetor, 2020

Devis Xherahu ka zyrtarizuar lidhjen me partneren e tij, Ertemiona Mejdani. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet duke pozuar me unaza në gisht bashkë me Ertemionën, Devisi uron që të plaket në krahët e partneres.

Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizmi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemionës është të plakemi bashkë jeta ime”, ka shkruar Xherahu krahas fotove. Dyshja kanë më shumë se 9 vite të lidhur me njëri-tjetrin. Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, këngëtari duke folur për planet e martesës tha:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Devis Xherahu (@devisxherahu)

Ajo që mund të them me bindje është që nuk jemi për ceremonitë e zhurmshme dhe pranisë së shumë njerëzve. Ceremonia e vënies së kurorës në kishë, në prani të familjarëve tanë, është ajo që na mbush. Dhe pastaj i lutemi Zotit të na bekojë ashtu siç ne dëshirojmë!”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!