Pas shumë vitesh, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula sërish bashkë

schedule08:36 - 18 Qershor, 2020

schedule 08:36 - 18 Qershor, 2020

Përveçse ish-partnerë në jetën reale, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë bërë bashkë dhe në muzikë. Para disa vitesh, dyshja solli bashkëpunimin “Got Ur Back”, që u pëlqye shumë nga publiku.

Së fundmi, është mësuar se Ledri dhe Dafina kanë bashkuar forcat sërish për të sjellë hitin e radhës, pjesë e të cilit pritet të jetë dhe Lumi B, me te cilin dyshja numëron disa këngë të suksesshme, shkruan abcnews.al.

Ka qenë Dafina që ka ndarë disa detaje të bashkëpunimit, e cila ka postuar një foto ku shfaqet Lumi B duke mbajtur paruken e saj, duke etiketuar edhe Sara Hoxhën, të dashurën e Ledrit.

 

Kënga besohet se të jetë pjesë e albumit të ri të këngëtares me titull “Dafinë moj”, për të cilin ka treguar se do të jetë shumë personal, nisur edhe nga titulli që ka zgjedhur këngëtarja.

Por, gjithashtu ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dhe marrëdhënia e Dafinës me të dashurën e Ledrit, e cila ka qenë në prapaskenë, teksa xhirohej klipi. Edhe pse dikur dyshja ishin në një lidhje dashurie, duket se kjo nuk përbën aspak problem për Sarën.

Përmes një postimi në Instastory, Dafina ka pozuar bashkë me Sarën duke treguar se ato kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!