Është shuar pas shumë përpjekjeve zjarri në fshatin Zhulaj të Memaliajt. Vatra u shfaq në zonën kodrinore nga mesdita e së premtes dhe vijoi të ishte aktive deri vonë në mbrëmje.
Zjarri që u përhap në mënyrë të konsiderueshme vuri në rrezik edhe shtëpitë e fshatit të cilat ndodheshin disa metra më larg. Pas ndërhyrjes së vetë banorëve dhe forcave zjarrfikëse duket se tashmë zjarri nuk përbën më rrezik për banesat. /abcnews.al/