Pas shtatë javësh, Britania e Madhe shënon numrin më të ulët të viktimave në 24 orë

schedule16:41 - 4 Maj, 2020

schedule 16:41 - 4 Maj, 2020

Më në fund duket se pandemia është drejt fundit dhe vendet e Evropës po marrin frymë një nga një. Në shumë vende tashmë ka nisur zbatimi i masave lehtësuese që ishin marrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Britania e Madhe gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar numrin më të vogël të viktimave.

Në orët e fundit janë shënuar 229 viktima të koronavirusit, duke e çuar në  28 661 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, kryeministri Boris Johnson bëri thirrje që njerëzit të mos lirohen shumë nga largimi i masave për shkak të rrezikut nga një valë e dytë e infeksioneve. Ministrat britanikë kanë deklaruar se janë duke u përpjekur që të sigurojnë sa më shumë maska në kohën kur qeveria po planifikon t’i largojë disa masa kufizuese.

Sidoqoftë, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se është vendim i pamatur që të rihapet rrjeti i transportit publik njëkohësisht me lehtësimin e masave të tjera të izolimit.

Ndërkohë deri më tani në Britani numri i të infektuarve me koronavirus është 186 599 persona. /abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!