Pas Shqipërisë, Serbia do të dërgojë 100 mijë tonë grurë në Maqedoninë e Veriut

schedule17:22 - 7 Prill, 2022

schedule 17:22 - 7 Prill, 2022

Qeveria e Serbisë përveç Shqipërisë duket se do të dërgojë grurë dhe vaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Mediat bëjnë me dije se sot do të heqë ndalesën për ndalimin e eksportit të grurit dhe vajit të ushqimit të lulediellit në Maqedoni, informoi ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski.

Ai për media tha se nga fqinji ynë verior pritet të importohen 100 mijë tonë grurë. Lidhur me reagimet e pronarëve të mullinjve, Nikollovski informoi se nga mbikëqyrja e tyre ka rezultuar se në muajin mars janë konsumuar 20.000 tonë grurë, që është sasia e zakonshme në baza mujore dhe se ka edhe 25.000 tonë.

Me grurin që do të vijë nga Serbia nuk do të kemi asnjë problem në furnizim. Nga ana tjetër, për dy muaj do të ketë korrje të reja dhe të gjitha parashikimet janë se do të jetë e suksesshme”, tha Nikollovski./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!