Pas shijes dhe nuhatjes, dermatologët zbulojnë një tjetër simptomë të koronavirusit

schedule12:11 - 13 Prill, 2020

schedule 12:11 - 13 Prill, 2020

Pas humbjes së shijes dhe nuhatjes, njeë tjetër shenjë e re është evidentuar si simptomë e prekjes së një personi nga koronavirusi.

Kët radhë ata që flasin janë dermatologët dhe lidhet me disa shenja në pjesen e lëkurës, që nuk duhet të jeni indiferentë nëse i konstatoni.

Mediat e huaja shkruajnë se fundi se ju mund të jeni të rrezikuar nga koronavirusi nëse shihni në lëkurë pika të kuqe, acarim apo djegie.

Dermatologët dhe shkencëtarët e lëkurës besojnë se zhvillimi i plagëve të dhimbshme, dhe shenjave të kuqe mund të lidhet me koronavirusin.

Disa prej tyre  kanë ndjesi te kruarjes, ndërkohë që nuk është përjashtuar as djegia.

Më shumë se 400 dermatologë kanë dëshmuar këto shenja në pacientët COVID-19.

Sipas tyre, cdo person që ve re këtë ndryshim në lekurë duhet të njoftojë mjekun.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar njerëzit dhe mjekët t’i kushtojnë më shumë rëndësi pacientëve që kanë këto simptoma në lëkurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!