Pas sherrit tentoi të godiste me thikë adoleshentin, arrestohet 27-vjeçari

schedule12:47 - 19 Tetor, 2024

schedule 12:47 - 19 Tetor, 2024

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një sherri ka tentuar të godasë me thikë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Përmet dy ditë më parë.

Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit 27-vjeçari ka tentuar të qëllojë me thikë 17-vjeçarin. Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.