Pas sherrit me producentin, Fero del nga paraburgimi

schedule17:42 - 31 Tetor, 2021

schedule 17:42 - 31 Tetor, 2021

Fero ka reaguar për herë të parë pas sherrit me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj. Reperi dhe truproja e tij dyshohet se kërcënuan me armë Agajn, në studion muzikore të këtij të fundit.  Pasi u shpallën në kërkim, reperi dhe truproja u vetëdorëzuan në polici.

Reperi është liruar nga paraburgimi dhe në një video që ka publikuar në Instagram, ka zgjedhur të mos thotë asgjë, por shfaqet në një makinë bashkë me disa miq të tij. Kjo nuk është hera e parë që reperi ka probleme me drejtësinë.

Dhe më parë, u dënua nga gjykata me 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Fero u përfshi në një sherr të ndodhur në vitin 2018 bashkë me Avdullah Islami dhe Mehmet Elshanin. Ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj Lorent Bajramit, ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!