Pas sherrit me dorezë hekuri, Ledio Lako shfaqet duke ngrënë “fshatçe”: Latë nam…

schedule15:00 - 28 Prill, 2020

schedule 15:00 - 28 Prill, 2020

Aktori i njohur i humorit Ledio Lako ka reaguar për herë të parë lidhur me sherrin e një dite më parë me kolegun e tij, Gentian Hazizi ku përleshja shkoi deri në përdorimin e dorezës së hekurit.

Rezart Veleshnja ka publikuar në instagram një video ku shfaqet bashkë me Lakon duke ngrënë ashtu siç shkruan ai “fshatçe”, teksa ironizojnë lajmin për sherrin e një dite më parë. Veleshnja thotë se nuk ka pasur asnjë sherr

LEXO EDHE: “Më hoqi nga emisioni”, përleshen me doreza hekuri dy aktorët e njohur të humorit

Rezart Veleshnja: Ia kemi shtruar fshatçe në katin e gjashtë me Ledion. Ore po këto llafe mo ka bërë sherrr, latë nam. Po ç’sherr mo, asnjë sherr s’është bërë. Pupu do hap portal Ledio, për kokë tënde dhe timen do hap porta, futi dy grushta dhe marrin ca lekë.

Ledio Lako: Do i fus dy grushta aty…

Rezart Veleshnja: Do i fus dy grushta aty e marrim ca lekë, u zu filoni.

Njoftimi për sherrin mes dy personave u shpërnda nga policia e shtetit, e cila tha se në konfliktin e tyre ishtë përdorur edhe dorezë hekuri nga ana e Lakos, ndërkohë burim për Abc Neës bëjnë me dije se sherri ka nisur pikërisht për vendin e punës në një emision televiz./abcnews.al