Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike thirrje Kuvendit: Votoni zgjatjen e vetingut

schedule21:25 - 8 Shkurt, 2022

schedule 21:25 - 8 Shkurt, 2022

Pas SHBA dhe BE edhe ambasada britanike i ka bërë thirrje Kuvendit të votojë zgjatjen e organeve të vetingut. Në një deklaratë për mediat, ambasada thekson se zbatimi i reformës në Drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas për të ardhmen e Shqipërisë.

Lexo edhe: Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandatit i organeve të vettingut

“Zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!