Situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ku kjo e fundit ka vazhduar sulmues ndaj ukrainasve ka prekur të gjithë botën.
Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e para nga personalitete të ndryshme, ku përfshihet edhe sporti.
Ditën e djeshme klubi i njohur gjerman, Schalke 04 njoftoi se kishte ndërprerë bashkëpunimin me sponsorin e fanellave “Gasprom”, ndërsa sot një tjetër klub i njohur ka anuluar marrëveshjen me një kompani ruse.
Bëhet fjalë për Manchester United, i cili ka anuluar një marrëveshje dhjetëra milionëshe me kompaninë “Aeroflot”.
“Ne kemi vendosur që ta tërheqim bashkëpunimin me sponsorin ‘Aeroflot’. Ne e ndajmë shqetësimin e tifozëve tanë në krejt botën dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për njerëzit e prekur në luftën në Ukrainë”, ka njoftuar klubi nga “Old Trafford”. /f.a/abcnews.al