Kina dënon fuqishëm sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndaj objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha të dielën Ministria e Jashtme kineze, raporton Reuters.
Ky veprim shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe përkeqëson tensionet në Lindjen e Mesme, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
Kina u bën thirrje palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të ndërpresin sulmet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë dialogun dhe negociatat, tha ministria.

