Pas Real Madrid edhe Erling Haaland, “bomberi” norvegjez braktis ceremoninë e “Topit të Artë”

schedule20:36 - 28 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 28 Tetor, 2024

Real Madrid dhe gjithë protagonistët e këtij klubi nuk do të jenë mungesat e vetme të mëdha në ceremoninë e “Topit të Artë”, mbrëmjen e kësaj të hëne, në teatrin “Chatelet”, në Parisin “magjik”.

Një tjetër “yll” i futbollit evropian si Erling Haland, ka vendosur që të mos udhëtojë drejt kryeqytetit të Francës për të qenë i pranishëm në ceremoni, me sulmuesin norvegjez të ka vendosur t’i shfrytëzojë në një tjetër mënyrë ditët e tij të pushimit nga “Qytetarët” e Manchester City.

Haaland është shfaqur sot në stadiumin e Malmos, për të parë ndeshjen e kësaj skuadre ndaj Goteborg të Arbnor Muçollit, i cili për fat të keq vazhdon të jetë larg fushave të lojës për shkak dëmtimi.

Vetë “bomberi” ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me fanellën e Malmo të veshur, shoqëruar me dixhiturën, “I dashuroj këto ngjyra” duke iu referuar faktit se fanella i ngjante shumë asaj së Manchester City. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!