Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.
Nuk dihet ende kur do të zhvillohet takimi i planifikuar mes ambasadores dhe kryedemokratit, por pritet të mbahet gjatë kësaj jave. Më herët sot, kryediplomatja amerikane u takua me kryeministrin Edi Rama.
Lexo edhe: Rama fitoi mandatin e tretë, ambasadorja amerikane Yuri Kim takim në kryeministri
Lëvizjet e ambasadores së SHBA vijnë gjithashtu katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë qeverisës.
Kim uroi një ditë më parë Ramën për fitoren dhe gjithashtu edhe Lulzim Bashën për fushatën e fortë, siç e quajti ajo. g.v/abcnews.al