Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta në çështjen e Teatrit Kombëtar.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Kryebashkiaku Veliaj ka preferuar që të japë reagimin e tij përmes një shprehje tironse.
“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkruan Veliaj./abcnews.al