Reperi me origjinë shqiptare, Gashi që jeton dhe vepron në SHBA publikoi pak ditë më parë albumin më të ri që mban titullin “1984”. Pak orë më parë ai publikoi me klip dhe këngën “Lies” që është pjesë e albumit. Gjithashtu, një tjetër projekt i rëndësishëm i reperit është dhe bashkëpunimi me Sting, të cilin e ka cilësuar si “bashkëpunimin e ëndrrave”.
Krahas albumit ai publikoi edhe një dokumentar të shkurtër me titull “Now You Know”, që paraqet udhëtimin e tij në jetë dhe vështirësitë që ka kaluar si emigrant. Por tashmë që albumi u publikua, reperi me origjinë shqiptare ka vetëm një dëshirë.
Në një postim që ka bërë në Instagram, Gashi shpreson që situata e krijuar nga Covid-19 të normalizohet, në mënyrë që të ketë mundësi për të zhvilluar koncerte. “Lutem që bota të hapet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi unë dua të performoj këngët e albumit tim.”, shkruan Gashi. /abcnews.al/