Pas protestës, qytetarët marshim nga Kryeministria drejt shtëpisë së Klodian Rashës

schedule22:50 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 22:50 - 9 Dhjetor, 2020

Marshim paqësor, por në thyerje të orës policore. Një grup qytetarësh, pas protestës mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një marshim homazh në nderim të të riut që u ekzekutua me armë në orët e para të ditës së djeshme.

Marshimi nisi nga Kryeministria dhe ashtu sikur paralajmëroi “ABC” do të përfundojë në shtëpinë e Klodian Rashës. Me qirinj dhe pankarta në duar, qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

Policia nuk ka ndërhyrë ndaj protestuesve, të cilët pas tubimit po zhvillojnë marshimin në thyerje të orës policore. Zgjedhja e momentit për marshimin, pas orës 22:00 është edhe një sfidë ndaj policisë për t’i kujtuar se i riu që ekzekutoi policia të vetmin gabim që bëri ishte thyerja e orës policore./ db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!