Pas protestave masive, ku dhjetëra mijëra dolën në rrugë për të kërkuar largimin e Presidentit afatgjatë Alexander Lukashenko, në Bjellorusi pritet të fillojnë grevat.
Krerët e opozitës bënë thirrje për greva ndërsa zemërimi u rrit për dhunën e ushtruar nga policia, si dhe për manipulimin e pretenduar të zgjehdjeve e 9 gushtit.
Por presidenti, i cili pretendoi një fitore vijon të mbetet i palëkundur. Të Dielën, ai u bëri thirrje mbështetësve të mbrojnë vendin e tyre dhe pavarësinë.
Tensionet janë rritur qëkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha që Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, fitoi 80.1% të votave dhe kandidatja kryesore e opozitës Svetlana Tikhanovskaya 10.12%.
Tikhanovskaya, e cila u nis për në Lituani pasi denoncoi publikisht rezultatet, insiston që aty ku llogariteshin votat siç duhej, ajo fitoi mbështetje që varion nga 60% në 70%. /abcnews.al