Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pas problemit shëndetësor në festival, Kevin Spacey dërgohet me urgjencë në spital

schedule19:07 - 4 Tetor, 2023

schedule 19:07 - 4 Tetor, 2023

Kevin Spacey u dërgua me urgjencë në spital nga një festival filmi në Uzbekistan pasi ndjeu t’i mpihej për rreth tetë sekonda krahu i majtë.

Ylli i “House of Cards”, 64 vjeç, u frikësua se mos po pësonte një atak në zemër, por pasi iu nënshtrua një sërë testesh, duke përfshirë një MRI, mjekët i thanë se ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor, raportoi The Sun.

Ai u sëmur në qytetin antik të Samarkandit, ndërsa ishte në një turne në Muzeun Afrasiyab dhe u dërgua me urgjencë në Klinikën Diagnostike Innova, ku “u trajtua profesionalisht nga mjekët dhe stafi”.



Spacey më vonë u kthye në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tashkent, dhe kur doli në skenë dhe i tha audiencës se shëndeti i tij ishte ‘normal’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!