Pas presionit ndërkombëtar për tërheqjen nga zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, që prek drejpërdrejt serbët e veriut, kryeministri Albin Kurti tërhiqet duke lënë të nënkuptuar një fazë tranzicioni mbi këtë vendim.
Nëpërmjet nje statusi në rrjetin social X , kryeministri i Kosovës shprehet se shkurti do të shërbejë si periudhë tranzicioni për të informuar komunitetin Serb në Veri teëKosovës, një kërkesë kjo që u bë nga SHBA dhe BE.
Importimi i monedhës së Dinarit serb në territorin e Kosovës nga qeveria Serbe eshte veper qe denohet nga ligji qe prej 1 shkurtit në Kosovë, po Kurti në deklaraten e tij thotë se qytetarët që mbajnë dinarë nuk do të dënohen. Të gjithë qytetarët Serbë që duan të konvertojnë këtë monedhë mund t’i drejtohen bankave në Kosove.
Por reagimi i Kurtit duket se e shtyn këtë vendim në kohë. Kryeministri i Kosovës përdor shprehjen “tranzicion i bute”, ose ndryshe jo afate dhe ultimatume si ai i 1 shkurtit, por reagimi i të martës në mbrëmje i Kurtit tregon sesa kokëçarje po i shkakton atij partnereve ndërkombëtarë, veçanërisht amerikanëve, të cilët nga e hëna në te shtunën, paralajmëruan tre herë kryeministrin e Kosovës se nëse vazhdon kështu, Kosova do të humbë avokatin e saj më të madh në skenën ndërkombëtare.

