Juventusi do të vazhdojë të jetë shumë aktiv në merkato edhe këtë muaj që vjen.
Bianconerët po punojnë për largimin e Arthur Melo dhe mund të rikthejnë Pjanic, i cili nuk llogaritet në Barcelonë.
Lëndimi i Paul Pogba ka bërë që torinezët të mendojnë për një shtesë të re në mesfushë dhe ata mendojnë për Jordan Veretout, nga Marsaille. Ata po punojnë edhe për largimin e Rabiot, me të cilin po negociojnë me Monacon dhe po mendojnë inkorporimin e Fabián Ruiz, nga Napoli.
Për pikën e sulmit, Morata është plani A, por Juve po përgatit zëvendësimet e mundshme me Dries Mertens, nga Napoli, në listë dhe Depay dhe gjithashtu Muriel. Firmino ishte një alternativë, por nuk funksionoi./abcnews.al