Pas pezullimit nga detyra e nënkryetarit të Kukësit, Gjana dorëhiqet si prefekt: Do përballem me drejtësinë si qytetar i lirë

schedule09:42 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 09:42 - 7 Dhjetor, 2023

Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ka komunikuar Granit Gjanës, masën e pezullimit nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Gjana ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen si Prefekt i Kukësit, për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë.

SPAK e akuzon Gjanën për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!