Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas pastave dhe picave, kuzhina italiane pret vendimin nga UNESCO

schedule18:57 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 18:57 - 9 Dhjetor, 2025

Pas dekadash në majën e gastronomisë botërore me pastën, picën dhe tiramisunë, Italia po pret tani një vendim të rëndësishëm nga UNESCO, që mund ta njohë kuzhinën italiane si “Trashëgimi Jomateriale e Njerëzimit”.

Vlerësimi paraprak i 10 nëntorit i hap rrugën kësaj njohjeje, por vendimi final pritet të merret në Nju Delhi, ku Komiteti Ndërqeveritar mund ta konfirmojë ose ta ndryshojë rekomandimin.

Në Romë, janë në pritje të këtij momenti veçanërisht nga restoranti historik “Le Cave di Sant’Ignazio-Da Sabatino”, një biznes familjar që prej katër brezash. Pronarja, Luigina Pantalone, tregon se sekreti i suksesit qëndron te përkushtimi ndaj traditës.

“Ky është një restorant familjar… Ne nuk ndryshojmë sepse njerëzve u pëlqen të ndihen si në shtëpi”, u shpreh pronarja.

Restoranti është i mbushur çdo ditë me turistë, por ka edhe klientelë të veçantë si politikanë, aktorë, shkrimtarë dhe personalitete të njohura botërore.

“Punojmë me shumë turistë, por kemi edhe një klientelë shumë të rëndësishme. Dikur ishte vend ku njerëzit vinin pas teatrit dhe konsumonin deri në katër-pesë të mëngjesit”, shtoi ajo.

Në muret e restorantit spikasin fotot me liderë botërorë. Ndër historitë më të paharrueshme, Pantalone kujton ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili kishte ardhur në Romë për funeralin e Papës, së bashku me ish-presidentin ukrainas Viktor Jushenko.

Fotografi të Ivanka Trump, Jared Kushner dhe personaliteteve të tjera ndodhen po ashtu këtu. Ajo që tërheq më shumë klientët mbetet kuzhina tradicionale, veçanërisht karbonara, krenaria e shtëpisë.

“Kjo karbonara është garanci, do të thosha që është përgatitur në mënyrë perfekte”, tha një klient.

Miratimi i kuzhinës italiane nga UNESCO do të ishte një triumf dhe një mbrojtje e rëndësishme ndaj konkurrencës së padrejtë që, sipas saj, po dëmton autenticitetin e traditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!