Pas pallatit, rrufeja godet shtëpinë në Sarandë, shkatërrohet gjithçka

schedule16:32 - 9 Qershor, 2022

schedule 16:32 - 9 Qershor, 2022

Moti i keq, stuhitë dhe shkarkesat elektrike kanë “pushtuar” Shqipërinë prej dy ditësh.

Ndërkohë që në Sarandë në dy raste rrufetë kanë goditur edhe banesa, duke shkaktuar dëme materiale.

Rasti i parë ka ndodhur brenda në qytet, ku rrufeja ka goditur një pallat në ndërtim. Ndërkohë që një tjetër rrufe ka goditur banesën e J.A në fshatin Metoq, dhe si pasojë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Lexo edhe: VIDEO/ E frikshme, momenti kur rrufeja godet pallatin në Sarandë

Fatmirësisht deri tani shkarkesat elektrike nuk kanë sjellë lëndime tek qytetarët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A. 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!