Pas Nju Jorkut dhe universitetet e Maltes e Pittsburg përgënjeshtrojnë Konten

schedule12:43 - 23 Maj, 2018

schedule 12:43 - 23 Maj, 2018

Mediat italiane por dhe ato ndërkombëtare vijojnë të përgënjeshtrojnë një nga një të dhënat që kandidati për kryeministër në Itali, ka shkruar në CV-në e tij të publikuar në faqen zyrtare të dhomës së deputetëve.

Pas rastit të universitetit të Nju Jork të publikuar nga Nju Jork Tajms, një tjetër universitet i përmendur në CV-në e kandidatit për kryeministër në Itali, Konte, hedh dyshime për studimet e tij atje. Kësaj here kandidati i Legës dhe lëvizjes me pesë yje është përgënjeshtruar nga Universiteti Dukuesne i Pitsburgut. Një burim i universitetit i kontaktuar nga e përditshmja italiane “Mesaxhero”, konfirmoi se Xhuzepe Konte nuk figuron në arkiv si student i Universitetit dhe nuk ka frekuentuar asnjëherë asnjë kurs zyrtar. Po sipas këtij burimi ai mund të ketë bërë kërkime në mënyrë të pavarur.

Njësoj si dhe për universitetin e Nju Jork, kandidati për kryeministër kishte vendosur universitetin e Pittsburgh mes shkollave ndërkombëtare ku kishte kryer perfeksionimin e studimeve juridike.

Por dhe universiteti i Maltës i kontaktuar nga Mesaxhero, ku Konte pretendon se ka dhënë mësim në 1997-ën, ka deklaruar se nuk asnjë gjurmë që se ai ka qenë pjesë e ekipit të pedagogëve të universitetit.

Edhe shërbimi administrativ i universitetit Sorbon në Paris konfirmon se nuk ka gjetur asnjë Xhuzepe Konte në arkivin informatik. /abcnews.al