Nga Leontina Nika
“Më absurd” pas një vit pauze nga pandemia rikthehet teatri. Pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse nuk mund të komunikojnë më as me veten.
Ky është thelbi i komedisë absurd (Eugenio Ionesco) “Këngëtarja tullace”. Këtë herë vepra flet për publikun shqiptar me gjuhën e dance theater.
Koreografi Gjergj Prevazi ka përzgjedhur dy çifte të moshave të ndryshme për të pasqyruar mungesën e komunikimit dhe kthimin e bashkëjetesës në mashtrim.
“Shfaqja është ndërtuar kryesisht mbi marrëdhëniet e dy çifteve, atmosfera e të cilëve përthyhet në fund me prezencën e nnjë personazhi tjetër që është zjarrfikësi. Të dy çiftet kanë përqasje me përditshmërinë tonë. përfaqësojnë dy breza të ndryshëm. Marrëdhënia është e ndërtuar në atë mënyrë, e cila i referohet realitetit tonë,” shprehet ai.
Në këtë shfaqje janë të miksuara elementët teatror me muzikën dhe sipas koreografit është pasuruar me elemente bashkëkohorë të shoqërisë shqiptare, për të përcjell aktualitetin e veprës së shkruar në vitin 1950.
Bashkëjetesa e çifteve të shkarkuar nga emocionet dhe qëndrimi bashke si forcë zakoni shfaqet me nota te thella ironie dhe sarkazme.
Premiera “Këngëtarja Tullace” vjen për spektatorin pas 1 viti mungesë shfaqjesh si bashkëpunim i Teatrit të Metropolit me “Albania Dance Theatre Company. Shfaqja do mbahet kete fundjave ne ambjent te hapur ne skenën e Amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve. /abcnews.al