Pas një dite pauze, Ukraina hap 3 korridore humanitare për evakuimin e civilëve

schedule10:51 - 29 Mars, 2022

schedule 10:51 - 29 Mars, 2022

Ukraina njoftoi sot se ja rihapur 3 korridore humanitare për evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse, kryesisht nga Mariupol , në pjesën jugore të vendit.

Ditën e djeshme Ukraina nuk hapi asnjë korridor për të evakuuar civilët për shkak të provokimeve ruse.

“Tre korridore humanitare janë rihapur për sot, ” tha zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Verestsuk në një video në Telegram.

Ajo vuri në dukje se autoritetet ukrainase po kërkojnë të krijojnë një korridor të sigurt për njerëzit që duan të largohen nga Mariupol me automjete private.

Sipas Verestsuk , korridori i parë do të hapet midis Mariupol dhe Zaporizhia , që ndodhet më në veri, për evakuimin e civilëve me makinë, në Berdyans dhe Zaporizhia .

Korridori i dytë do të hapet nga Melitopolis, i cili është nën kontrollin e forcave ruse në pjesën jugore të vendit, në Zaporizhia dhe i treti do të ribashkojë Zaporizhia me Energodarin, i cili është gjithashtu në duart e forcave të Moskës dhe në të cilin ka një Centrali bërthamor./abcnews.al/