Pas nëntë rasteve me Omicron, Kosova shënon 4 të infektuar me COVID

schedule15:06 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 15:06 - 27 Dhjetor, 2021

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010. Në total numri i rasteve aktive është 343.

Kujtojmë se dje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  në Kosovë ka konfirmuar nëntë raste pozitive me variantin Omicron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!