Pas nëntë javësh Moska lehtëson masat e izolimit

schedule14:11 - 1 Qershor, 2020

schedule 14:11 - 1 Qershor, 2020

Moska ka njoftuar lehtësim të masave të izolimit kundër koronavirusit.

Autoritetet njoftojnë se parqet dhe qendrat tregtare në kryeqytetin rus u rihapën dhe njerëzit u lejuan të dalin jashtë për shëtitje dhe ushtrime të kufizuara, për herë të parë në nëntë javë.

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin, tha javën e kaluar se vendi i tij e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit.

Megjithatë, numri i të infektuarve është ende në rritje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!