Pas nënës, shpëtohet edhe babai i Luis Diaz/ Shkëmbim zjarri mes policisë dhe rrëmbyesve, vritet këta dy të fundit

schedule13:35 - 29 Tetor, 2023

schedule 13:35 - 29 Tetor, 2023

 Për fat të mirë, pas nënës, autoritet në Kolumbi kanë mundur të shpëtojnë edhe babain e yllit të Liverpoolit, Luis Diaz, të cilët u rrrëmbyen mbrëmjen e djeshme.

Ata u rrëmbyen  nga dy motoçiklistë të armatosur, teksa ishin duke shkuar drejtë shtëpisë së tyre në qytetin e Barrancas.

LEXO EDHE: VIDEO/ Rrëmbehen prindërit e yllit të Liverpoolit në Kolumbi: Shpëtohet nëna, babai ende i humbur

Nëna e sulmuesi, Cilenis Marulanda, u shpëtua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa sipas “Daily Mail”, tashmë është shpëtuar edhe babai i tij, Luis Manuel.

Gjatë aksionit policor ka pasur edhe të shtëna me armë ku kanë mbetur të vrarë dy rrëmbyes./abcnews.al